Elliot Anderson, mesfushori I Nottingham Forest ka hyrë në radarin e Manchester City. Janë pikërisht skautët e skuadrës angleze të cilët e kanë vlerësuar për formën mjaft të mirë të treguar në fushën e lojës. Duke e ndjekur vazhdimisht lojtarin kanë pikasur se është pikërisht forma e qëndrueshme që e bën të jetë një investim I duhur.
23 vjecari në Premier Ligë ka mundur të krijojë kështu një impakt mjaft të madh. Grumbullimi I tij së fundmi me kombëtaren anglese e vulosi dhe një herë se është një ndër sensacionet më të rëndësishme në këtë sezon. Por një rritje mjaft e madhe e tij mund të jetë pikërisht një ndër problemet mjaft kryesore sa I përket dhe transferimit.

Manchester city I cili e ka vendosur në lsitën e dëshirave nuk pritet ta ketë aq të thjeshtë me një klauzolë lirimi të kushtueshme. Anderson me një klauzolë lirimi prej 115 milion euro, padyshim është një hallkë mjaft e vështirë për të kryer negociatën e afrimit të tij. Anderson si një ndër talented më premtuese në Angli ka mundur të sigurojë dhe vëmëndjen e Tuchel.
Më shumë hapësirë për të në formacion është duke u premtuar duke marrë kështu në të ardhmen dhe një mundësi për të qenë pjesë e Kupës së Botës. Talenti premtues në këtë sezon kalimesh dimri ishte vendosur nën ndjekjen e City por mesa duket nuk do të jetë tërësisht e thjeshtë për ta që të bëjnë të tyre një talent të tillë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.