Rrugëtim interesant, prej 800 euro në Premier Ligë

Rrugëtim interesant, prej 800 euro në Premier Ligë

Crystal Palace në këtë merkato ka mundur të sigurojë shërbimin e mesfushorit nigerian Christantus Uche. Kartoni I Uche vazhdon të mbetet në pronësi të Getafe por këtë sezon në formë huazimi ai do të pjetë pjesë e Premier Ligës. Në kontratën mes dy ekipeve është përfshirë dhe mundësia e tij e blerjes ku do të jetë për një shumë prej 18 milion euro.

Mbritja e tij vjen njëherësh pasi në skuadër largimi I Everechi Eze drejt Arsenalit shkaktoi një boshllëk mjaft të madh. Në këtë mënyrë ai bëhët dhe afrimi I pestë në ekip duke premtuar se do të jetë pikërisht një prurje që do të shërbejë në objektivat që ekipi ka vendosur. Për vetë Uche është pikërisht një hap tepër I rëndësishëm dhe I pabesueshëm për rrugëtimin e tij.

Rrugëtim interesant, prej 800 euro në Premier Ligë
Rrugëtim interesant, prej 800 euro në Premier Ligë

Uche pjesë e Crystal Palace do të ketë mundësi që të përfitojë një pagesë prej 11,500 euro në javë. Me një kontratë një vjecare por me mundësinë për t’u vendosur në mënyrë të përhershme pjesë e ekipit pasi të ketë marrë konfirmimin për përshtatjen e tij në skuadër. Ky kalim është një ndryshim I cili reflektohet dhe në pagesën e tij duke qenë se më herët në Getafe ai fitonte vetëm 4,300 euro në javë.

Kthesa në karrierën e tij filloi kur ai u shit në Getafe me një fitim I cili u rrit në 40 fish pasi u bë pjesë e skuadrës. Cueta I cili ishte dhe ekipi I tij I fundit me një shumë e cila ishte vetëm 800 euro. Duket e pabesueshme por Uche ka mundur të bindë me formën e tij dhe të tregojë të gjithë potencialin për të merituar këtë rrugëtim të rëndësishëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.