Carlo Ancelotti nuk është vetem në rrezik për të ardhdmen e tij. Jo vetëm për shkak të largimit të tij, por njëherësh dhe për ekipin që ai do të bashkohet. Kjo javë ka qenë tepër e vështirë për drejtuesin e Real. Pas humbjes së tij në La Liga ata shkuan në Champions. Një humbje e thellë atje 3-0 e vështirëson tej mase qëndrimin e tij në Los Blancos. Janë pikërisht mediat spanjolle ato që e kanë vënë në duke këtë pjesë. Qëndrimi i tij pritet të jetë i kushtëzuar në lidhje me pozitën që do të kenë në Champions League.
Zvendësi i tij në Los Blancos pritet të jetë Xabi Alonso. Kjo do të ndodhë nëse italiani nuk mund të arrijë rrezultat në dy muajt e mbetura të këtij sezoni. Intensive kjo pëeriudhë për Ancelottin. Ai ka marrë një ofertë për drejtimin e Kombëtares së Brazilit. Ata kanë përcaktuar dhe një datë në lidhje me përgjigjen që ai do të duhet të japë. Është përcaktuar 31 maj si një afat për të njohur nëse do të bashkohet apo jo. Kjo është një date e cila përkon dhe me fundin e këtij sezoni sportiv.

Anceloti ka marrë një ofertë të bujshme atje, ku është shumë herë më shumë se ajo që fiton në Real Madrid. I pyetur më herët në lidhje me këtë transfertë ai e ka mohuar që ka marrë një ofertë të tillë nga Federata e Futbollit të Brazilit. Por, në media qarkullon gjithashtu dhe lajmi se oferta ka ardhur përmes Davide Ancelotti. I cili është asistent dhe djali i drejtuesit italian. Ende e paqartë e gjithë situata me Carlo Ancëlottin ku do të duhet të vendosë në lidhje me te ardhmen.