Milan dhe Como janë dy ekipet e përzgjedhura nga Seria A për të zhvilluar ndeshjet e tyre jashtë Italisë. Klubet do të duhet të udhëtojnë drejt Australisë për zhvillimin e ndeshjeve. Sfida që pritet të zhvillohen në Shkurt të 2026. Por, ajo që është konsideruar interesante dhe ngjall kureshtjen është se sa do të përfitojnë këto klube prej këtij vendimi historik.
Ndeshja është zhvendosur për shkak të një vendimi që është marrë, në lidhje me bllokimin e San Siro. Stadium do të jetë I bllokuar për shkak se do të presë një tjetër eveniment të rëndësishëm sportive. Nisja e Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 ka shtyrë udhëtimin e klubeve drejt Asutralisë ku do të zhvillojnë dhe sfidën e tyre.

U konsiderua që në vend që të shihej mundësi një stadium tjetër vendas, ata të udhëtonin drejt Australisë për të zhvilluar këtë sfidë. Perth do të jetë pritësi I tyre I takimit duke mundësuar më tej zhvillimin e kësaj sfide. Eventi është ndër ata I cili shihet si më tej promovim I kampionatit Italian. Po ashtu dhe fitimet që pritet të kenë klubet nga kjo zhvendosje e tyre.
Autoritetet Australiane janë shprehur të gatshme për të investuar kështu shumën prej 12 milion euro. Cka e shtyn që të mos ketë kosto të tjera organizative dhe logjistike, ku nënkuton më shumë të ardhura për klubet. Shuma që pritet të jetë në dispozicion për ndarje mes klubeve në këtë udhëtim pas organizimit është rreth 8 deri në 9 milion euro.



