Sa fiton Kylian Mbappe në La Liga, zbulohet shuma

Sa fiton Kylian Mbappe në La Liga?

Mbappe është cilësuar si një ndër lojtarët më të kushtueshëm, me një seri transferimesh në karierën e tij që kanë kushtuar ndjshëm për të gjithë ekipet që e kanë bërë pjesë të tyre. Së fundmi ai ka lënë Ligën e parë PSG për të qenë pjesë e La Ligës si lojtar I Real Madrid, një lëvizje e cila u finalizua në 2024, pasi ai u bë pjesë e madrilenëve pas shumë e shumë kërkesash prej tyre.

Një transferim I cili u shoqëra me shumë komente të ndryshme sa I përket transferimit pa pagesë të tij në ekipin madrilen, por që cilësohet tashmë për shkak të nënshkrimit të përcaktuar si një ndër lojtarët më të shtrenjtë të La Ligës.

Një kontratë e cila pritet të zgjasë për pesë vite me ekipin e Real Madrid me një bazë javore prej 500mijë dollarë dhe një kontratë vjetore që I siguron atij 32 milion euro e shndëron atë një ndër lojtarët më të shtrenjtë të La Ligës duke u cilësuari si më I paguari.

Nuk është konsiderohet e cuditëshme kjo për klubin madrilen duke qenë se në pjesë të saj ka një seri lojtarët që janë tej mase të paguar dhe ka një listë prej pesë prej tyre të cilët mbajnë kryesinë. Në vendin e dytë renditet David Alba me një kontratë vjetore fitimi prej 23 milion euro që e shndëron gjithashtu në listën e më të paguarëve jo  vetëm në këtë kampionat. Bellingham, Vinicius Jr dhe Valverde është treshja e radhës që janë të mirë paguar nga ekipi madrilen me një shumë prej 21 milion euro vjetore. Real Madrid është cilësuar si një ndër ekipet më të shtrenjtë dhe që ka shpenzuar mjaftueshëm për blerjet e saj.