Armando Sadiku cilësohet si lojtar I lirë. Sulmuesi Shqiptar ka përfunduar karrierën e tij në futbollin Indian. Ai ka mbyllur një sezon të sukseshëm në FC Goa në Super Ligën e Indisë. Karriera e tij nisi në sezonin e 2023 me Mohun Bagan Super Giant. Në një sezon fantastik atje ai pati mundësi që të shënojë plot tetë gola në 22 ndeshje të luajtura. Më pas ai u transferua në ekipin ku dhe po mbyll kontratën e tij. Transferimi I tij ndodhi në 2024, gjatë këtij sezoni ku ai u transferua shënoi dhjetë gola dhe po ashtu asistoi në dy prej tyre.
Me këtë performancë të tij në fushë ai u rendit në mesin e më të mirëve. Sadiku u cilësua si golashënuesi më I mirë I ekipit dhe I pestë në një renditje të përgjithshme. Por pikërisht ditën e sotme ekipi ku ai pati këto rezultate ka ndarë një lajm. Lajmi bën fjalë për një marveshje të arritura midis të dy palëve. Kështu Sadiku e ndërpret kontratën me klubin indian duke u cilësuar në vijim si një futbollist I lirë.

Gjatë lojës së tij në Indi Sadiku ka shërbyer padyshim në disa trofe të klubit ku përfshihen Durand Cup dhe Indian Super League Shield me Mohun Bagan, si dhe Bandodkar Trophy. Një ndër lojtarët më të mirë shqiptarë me një historik në disa klube të ndryshme. Padyshim dhe në kombëtaren shqiptare mbetet një figurë tepër e rëndësishme me 12 gola të shënuar në 39 daljet e tij.