Saga ende vazhdon, Ancelotti nuk sqaron asgjë

Saga ende vazhdon, Ancelotti nuk sqaron asgjë

Largimi I Carlo Ancelottit është shndëruar në një prej temave më të rëndësishme të diskutimit. Të gjithë janë duke aluduar për datën që ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit. Lajmet e një kalimi të mundur në Brazil u shuan, duke qenë se supozimi ishte për një marveshje të fshehtë që ai kishte vazhduar me Federatën Braziliane të Futbollit. Kjo e ka bërë që Perez të jetë tepër strikt dhe t’I qëndrojë kontratës më italianin deri në fund.

Një pozitë e tillë e bën shumë të paqartë se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe pikërisht se si do të pozicionohet. Mendohet se ai do të largohet më pas nga ekipi ku të jetë në përballjen e fundit të La Ligës. Por, asgjë nuk është qartësuar ku lajmet e ndryshme e kanë bërë të ditur vazhdimin e drejtimit të tij.

Saga ende vazhdon, Ancelotti nuk sqaron asgjë
Saga ende vazhdon, Ancelotti nuk sqaron asgjë

Real, do të ndeshet këtë të dielë në La Liga, përballje e cila do të jetë me Celta Vigo. Në deklaratën paraprake përvec se formës gzetarët cekën dhe pjesën e largimit. Ai u shpreh se e rëndësishme është vetëm forma dhe performanca e ekipit. Skuadra ndodhet në një pozitë delikate dhe ka vetëm një qëllim që të arrijnë objektivin. Nuk është e rëndësishme pozita ime theksoi Ancelotti.

Gjithashtu, shtoi se largimi I tij do të jetë fantastik duke qenë se është në një klub që ka dhuruar shumë. Mardhëniet e tij theksoi se janë fantastike me drejtuesit duke shuar të gjitha paqartësitë që kanë qarkulluar më herët në media. Forma e tyre I ka lejuar që të jenë në fazën jo më të mirë cka do të duhet luftë e vazhdueshme.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.