Salah, ende me një kërkesë nga Arabia Saudite

Salah, ende me një kërkesë nga Arabia Saudite

Mohamed Salah arriti që të lidhë një marveshje me Liverpool, ekipin ku ai aktualisht është pjesë. Rinovim i cili erdhi pas një farë kohe ku në shumë media ishte duke u diskutuar për një largim të mundshëm të tij. Ka qenë pikërisht sulmuesi i cili i nxiti këto dyshime në daljen e tij. Kontrata e tij e cila përfundonte në fund të këtij sezoni, caktonte dhe afatin e tij të fundit në Liverpool.

Sezon tepër i mirë për ekipin por jo vetëm. Ai ka qenë një firgurë tepër e rëndësishme duke synuar shpesh që të diktohet si kryesor në fushën e lojës. 34 vjecari ka mundur që të ketë një super formë duke qenë ndikues shpesh në shumë ndeshje. Gola të shënuar prej tij duke e shpqllur njëherësh lojtar të disa javëve.

Salah, ende me një kërkesë nga Arabia Saudite
Salah, ende me një kërkesë nga Arabia Saudite

Ka qenë pikërisht kjo formë që e ka bidnur stafin drejtues për një rinovim të kontratës së tij. Qëndrimi i tij në Liverpool u prit më së miri prej mbështetësve të cilët e shohin si pjesë thelbësore të ekipit. Egjiptiani ka mundur që të shnderohet kështu në listën e lojtarëve të cilët janë më të paguar në kampionatin anglez dhe jo vetëm.

Por, kjo nuk ka shërbyer aspak si një ndalesë për Arabinë Saudite. Ata ende nuk e shohin si një mundësi të kufizuar angazhimin e tij në kampionatin e tyre. Forma e tij është shtysë që ata kërkojnë me ngulm praninë e tij në sezonin e ardhshëm. Sic dihet ata janë të gatshëm të paguajnë shumat nga në të lartat për ta bërë tunduese transferimin e tij. Nuk dihet se si do të veprohet prej tyre në merkaton e verës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.