Salah me rinovimin, shndërohet më I paguari

Salah me rinovimin, shndërohet më I paguari

Mohamed Salah është shndëruar tashmë në një prej lojtarëve më të paguar në listen e yjeve të Premker Ligës. Ai sapo i dha dhe fund thashemenajes në lidhje me një transferim të mundshëm. Kontrata e tij përfundonte në këtë sezon, dhe ai ka rinovuar qëndrimin e tij në Liverpool. Kontrata e re pritet të jetë deri në fund të 2027. Qëndrimi i mëtejshëm në Liverpool qetëson dhe egjiptianin i cili e krijoj vetë të gjithë këtë tymnajë.

Salah kishte një marveshje të mëhershme e cila shkonte në 418 mijë euro në javë, përpara se të nënshkruante një kontratë të re. Pretendimet janë për një ulje page në kontratën e re, por ajo dëshmon ndryshe. Ai do të ketë mundësi që të përfitojë 478 mijë euro në javë.

Në këtë kuotë pagese ai bashkohet me Kevin De Bruyne në dhjetëshe e lojtarëve të cilët janë më të paguar në Premier Ligë. De Bruyne do të largohet këtë verë nga Manchester në një kontarëtë të tij të cilin e vlerësonte 478 mijë euro në javë. Në krye të listës sipas vlerësuesve të ndryshëm është pikërisht Erling Haaland i cili paguhet më shumë. Ai kryeson serinë e Premier Ligës me 525 mijë euro në javë.

Salah me rinovimin, shndërohet më I paguari
Salah me rinovimin, shndërohet më I paguari

Lista me dhjetë lojtarët më te paguar në Premier Ligë.

Erling Haaland (Manchester City) –  627,788 euro në javë

Mohamed Salah (Liverpool) – 478,315 euro në javë

Kevin De Bruyne (Manchester City) – 478,315 euro në javë

Casemiro (Manchester United) – 418,525 euro në javë

Bernardo Silva (Manchester City) – 358,736 euro në javë

Jack Grealish (Manchester City) – 358,736 euro në javë

Bruno Fernandes (Manchester United) –358,736 euro në javë

Omar Marmoush (Manchester City) – 352,757 euro në javë

Kai Havertz (Arsenal) – 334,820 euro në javë

Gabriel Jesus (Arsenal) – 316,883 euro në javë