Samuele Ricci ende pjesë e Serisë A, ekipet e interesuar

Samuele Ricci ende pjesë e Serisë A

Samuele Ricci është një ndër emarat i cili është duke ngjallur më shumë interes në kohët e fundit. Ai është vendosur në qendër të vëmëndjes në Serinë A ku janë shumë klube të cilat kërkojnë të përfitojnë për shërbimin e tij. Lojtari i cili është në mesfushë në Torino, vleresohet duke qenë një ndër lojtarët më premtues në fushën e lojës. Me merkaton e verës e cila është shumë pranë ai pritet të shndërohet në një prej atyre që do të zerë vendin kryesor.

Ricci kohët e fundit ka qenë kryefjalë për shumë prej klubeve të ndryshme në Serinë A. Ajo që e bën të vecantë shihet se është qëndrueshmëria e tij në fushën e lojës dhe vizioni i treguar i tij. Milan është një nder ekipet i cili ka shprehur interesin real për të. Kuqezinjtë kërkojnë që ta bëjnë të tyrin, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për këtë lëvizje e cila pritet të ndodhë.

Samuele Ricci ende pjesë e Serisë A
Samuele Ricci ende pjesë e Serisë A

Milan nuk duket se do të jetë i vetëm në kërkesë e tyre për të përfiruar prej lojtarit. Inter është një tjetër ekip i cili e vlerëson si një përforcim të duhur afrimin e tij. Në kuadër të përforcimit të ekipit të tyre e shohin si një pikë mjaft të rëndësishme këtë afrim.

Mediat hedhin dritë dhe mbi një tjetër interesim ku e shohin Atalantën pjesë të listës. Bergamo që pësoi një largim të rëndësishëm e ka parë Riccin si një prurje të duhur. Torino duket se do të ketë oferta të ndryshme dhe shuma prej 30 milion euro konsiderohet si një investim i rëndësishëm.