Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mundur të vendosë për drejtue e rri teknik në ekip. Së fundmi ka qenë bordi I cili ka vendosur se në krye të ekipit kombëtar do të jetë Goce Sedloski si tekniku I rri I skuadrës. Vendimi është marrë pasi Sedloski është cilësuar si një ndër emrat më të duhur për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar.
Goce Sedloski është një ndër emrat I cili është mjaft I njohur në historinë e futbollit të vendit. Ish kapiten njëherësh I përfaqësueses ai ka mundur të jetë pjesë e tyre në 100 dalje. Po ashtu ka mundur të shënojë dhe tetë gola. Me daljet e tij ai ka mundur të vendoset si një prej lojtarëve të parë I cili ka arritur shifrën prej 100 ndeshjesh.

Sedloski ka qenë më parë pjesë e stafit teknik, po ashtu ai ka pasur dhe një rol episodik në drejtimin e kombëtares në një ndeshje të vetme. Në gusht të 2012 ai ka mundur që në krye të ekipit të sigurojë një fitore minimale me Lituaninë, sfidë e cila u luajt në Shkup.
Tekniku I cili ka një karrierë mjaft të gjerë ka mundur të drejtojë mjaft klube Horizont Turnovon, Vardarin, Rigën në Letoni, Shiroki Brijegun në Bosnjë e Hercegovinë, ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit në Kroaci, Shkupin, si dhe Vllazninë në Shqipëri. Eksperiencë e cila pritet të shërbejë dhe për drejtimin e kombëtares.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.