Shkëndija humbi mundësinë e një tre pikëshi në shtëpi në përballjen e saj me Jagiellonia. Sekondat e fundit ishin ndëshkuese për ekipin e Maqedonisë së Veriut, e cilq barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1. Në këtë sfidë ishin të dy skuadrat të cilat rruajtën balancën duke mos rrezikuar shumë në dalje.
Fillimi i pjesës së dytë shërbeu për ekipin maqedonas që të kalonte në avantazh në këtë sfidë. Goditja e këndit e gjeti Latifin të gatshëm në zonë për të shënuar kështu golin e parë. Thyerja e akullit në këtë sfidë u shoqërua me një gëzim mjaft të madh për kuqezinjtë.

Jagiellonia dhe pse tentoi të kryejë disa zvendësime për një rifreskim nuk mundi që të ndryshojë më tej rezultatin e ndeshjes. Mbrojtja tetovare ishte mjaft e organizuar duke qëndruar mjaft e bindur në pozitën e saj. Bllokimi i plotë uli shanset e miqëve për të ndryshuar këtë rezultat. Beqiri me një zvendësim duke sjellë në fushë Ibraimin bëri një hap mjaft të rëndësishëm duke sjellë kështu golashënuesin më të mirë. Ai pati një rast por në pamundësi për ta finalizuar atë. Në minutat e fundit të lojës ata nuk mund ta mbanin dot epërsinë e tyre.
Shkëndija e ndodhur me katër pikë do të jetë e gatshme që në sfidën e ardhshme të ketë një kundërshtar shqiptar. Drita e kosovës do i testojë ata në Prishtinë lër të pasur një mundësi që të dy skuadrat për të siguruar një vend në play off.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.