Real Madrid përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka zgjedhur që të ketë një zgjatje të kontratës së Gonzalo Garcia. Ylli I ekipit madrilen I cili pati një formë mjaft të mirë në sezonin që lamë pas është shndëruar kështu në një prej interesave kryesore. Ishte piëkrisht Kupa e Botës për Klube e cila spikati formën e tij mjaft të mirë dhe diktoi për një lojtar I cili do të kishte një të ardhme.
Pas kësaj, I vendosur dhe në listën e Alonso është përzgjedhur që të ketë një kontratë të re me një afat qëndrimi pesë vjecar. Një dakortësim mes të dy palëve ka sjellë kështu një qëndrim në ekip I cili pritet të jetë deri në 2030. Rrugëtimi I tij në Los Blancos nisi në 2014 asaj kohe ai ishte vetëm 14 vjec. Duke u angazhuar me akademinë e të rrinjëve atje u shndërua në një prej lojtarëve më të preferuar në ekip.

Ndërsa tashmë ai do të jetë pjesë e ekipit të parë duke shërbyer. Alonso e ka konsideruar si të duhurin dhe është perfekt në planin që ai është duke krijuar. Një mundësi për të pasur një zvendës është gjithmonë një ide e mirë për të. Me debutimin e tij në U19 ai ka dëshmuar se është I gatshëm të sjellë nëj formë mjaft të mirë. Pasi në këtë angazhim ai ka fituar një seri kompeticionesh. Tashmë, një tjetër rrugëtim I rëndësishëm do të nisë për të, një sfidë shumë më e rëndësishme.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.