Janë vetëm pesë ditë përpara sfidës së rëndësishme dhe trajneri I serbisë ka marrë një hap galopant. Dragan Stojkovic ka vendosur që të bëjë një ndryshim mjaft të madh sa I përket ndryshimit në listën e lojtarëve. Grumbullim I cili do të zhvillohet për sfidën e tyre drejt Boërorit 2026. Tekniku serb ka bërë një hap duke bërë një ndryshim sa I përket listës së tyre paraprake.
Ndaj përballjes me Shqipërinë ai ka zgjedhur që të bëjë një ndryshim duke ftuar në ekip dy emra të tjerë. Vanja Dragojeviç, është portiere I cili vjen prej ekipit U21 dhe do të ketë mundësinë e tij të parë për të bërë një hap në ekipin e parë. Lazar Randjeloviç, është një emër I konsoliduar në ekipin serb por ka bërë një mungesë të gjatë duke u rikthyer në këtë sfidë të rëndësishme për ta.

Lista e cila ishte zyrtarizuar vetëm tre ditë më parë duket se do të ketë ndryshime që nuk mund të konsiderohen thelbësore. Por, sinjalizim se përgatitja e tyre është duke ndryshuar në prag të ndeshjes e cila pritet të zhvillohet të shtunë. Në këtë duel mjaft të rëndësishëm, Stojkovic është duke siguruar më shumë alternative për zgjedhjen e tij.
Shqipëria këtë herë nuk do të udhëtojë drejt Beogradit por në një qytet më të vogël. Ku dhe pas ndëshkimit Serbia do të ketë një numër shumë më të kufizuar mbështetësish. Ekipi Serb vjen pas humbjes së tyre 5-0 ndaj Anglisë, duke shpresuar dhe ta për një ndryshim në këtë përballje të rëndësishme.



