Serbia një sfidë të vështirë, e dyzuar përballë shqipërisë

Serbia në një sfidë të vështirë, e dyzuar përballë shqipërisë

Përballja më interesante e mbrëmjes së sotme pritet të jetë ajo mes Serbisë dhe Shqipërisë. Këtë herë janë shqiponjat që do të udhëtojnë drejt Serbisë me një ndryshim të destinacionit të tyre. Vendimi I UEFAs dhe një siguri më e madhe në prag të ndeshjes detyruan Federatën Serbe që të merrte një vendim ndryshe për zhvillimin e sfidës.

Tensionet janë mohuar në të dy kampet drejtuese që do të jenë ekzistente. Shqipëria këtë e tregoi më së miri në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi gjatë qershorit. Edhe pse historiku I 2014 tregoi për një tjetër anë të tyre pritet të jetë një ndeshje e qetë. Gjendja e futbollistëve është dukshëm më e rënduar në sfida që paraqesin një rëndësi të tillë.

Serbia në një sfidë të vështirë, e dyzuar përballë shqipërisë
Serbia në një sfidë të vështirë, e dyzuar përballë shqipërisë

Por, në kamp duket se përgatitja është e mjaftueshme dhe ekipi udhëton me besimin se mund të bëjë një hap drejt Kupës së Botës. Matematikisht janë të dy skuadrat që do të luftojnë për këtë tre pikësh të rëndësishëm. Serbia në krahun tjetër është duke u kthyer në shtëpi pas humbjes dërmuese të tyre nga Anglia 5-0.

Mundësia e play off është ajo që e mbën më gjatë të lidhur ekipin me shpresën e tyre për një kualifikim. Qëllimi do të jetë tre pikë në dy kampet, dhe pse jo e lehtë për të dyja. Mesa duket Shqipëria ka një motiv të dyfishtë që e bën në këtë sfidë shumë më të favorizuar për të arritur të besojë në një rezultat më të favorshëm.