Serbia pësoi një humbje të thellë nga Anglia në shtëpi. 5-0 ishte rezultati I kësaj ndeshje e cila e bën ekipin Serb që të jetë më I pashpresë në këtë kualifikuese Botërori. Që prej fillimit të pjesës së parë Anglia ishte shumë më prezente me lojën e saj. Ekipi arriti të shënojë vetëm brenda pak minutash dy gola. Harry Kane u kujdes si fillim që të sjellë një gol në minutën e 33. Ishte pikërisht një krosim I Declan Rice që e bëri të mundur finalizmin nga Kane.
Një goditje e saktë me kokë bëri që Anglia të vendosej kështu në epërsi. Zhbllokimi I shifrave solli më shumë shpresë për ekipin dhe lejoj më tej që të krijonin një lojë më aktive. Pas vetëm dy minutash, Noni Mandueke arriti të shënojë pas një asistimi nga Rogers. Sulmuesi I Chelseas arriti të shënojë një gol që e bëri ekipin anglez të vendosej në kuotën e dy të tillëve të shënuar. Kjo e coi më tej avantazhin e tyre që në pjesën e parë.

Gjatë zhvillimit të pjesës së dytë ata krijuan mundësi të tjera që e bën të mundur dhe shënimin e tre golave të tjerë. Në minutën e 52 arriti të shënojë Kosna dhe më pas kartoni I kuq për ekipin Serb e bëri dhe më të thyeshëm. Uehi dhe Rashford arritën të shënonin për të vendosur një lojë e cila ishte totalisht në dominimin e tyre. Serbia tashmë shihet si më pak e favorizuar për një kualifikim të mundshëm në Botëror.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.