Sesko përpara një transferimi të kushtueshëm

Sesko përpara një transferimi të kushtueshëm, slloveni

21 vjecari Slloven ka treguar një potencial të habitshëm deri më tani duke u cilësuar ndër më të mirët në kombin e tij. Debutimi I tij I tanishëm është në RB Leipzig ku shihet I mundur një transferim I tij në këtë verë, një transferim I cili mund të vlerësohet me plot 80 milion euro.

Një ndër shumat më të frikshme është ofruar për qëndërsulmuesin që në këtë sezon ka treguar një shembull perfekt në lojë ku ka mundur që të jetë dominues dhe tepër kërkues. Kontrata e tij me klubin gjerman është deri në qershor të 2029, por pritet që gjatë kësaj vere të lirohet një klauzoë dhe të jetë e mundur që sulmuesi të jetë pjesë e merkatos për të gjetur një ekip të rri.

Ofertat që supozohet deri më tani nga grupet e ndryshme mediatike dhe formuet sportive janë prej klubeve më në zë të Premier Ligës, prej Manchester United, Tottenham dhe njëkohësisht Arsenal. Karriera e sllovenit që pas nisjes deri më tani është vërtet fantastike, ai u bë pjesë prej moshës 16 vjecare e Domzale më pas në Red Bull Salzburg një transferim I cili kushtoi 2.5M euro. Në sezonin e 2023 ai transferohet në ekipin gjerman të Leipzig me një kontratë prej 24 M euro. Tashmë, ai përflitet për këtë largim të bujshëm I cili mund të jetë dhe vendimtar për fatin e 21 vjecarit, një lojtar kalibri I cilësuar shpesh nga media për shkak të angazhimit dhe drejtimit që I ka bërë shpesh ekipit, një transfertë e cila do të ndikojë më tej në historinë e tij të lojës nga ku do të shihet se si do të përshtatet.