Benjamin Sesko, sulmuesi i RB Leipzig ka shfaqur interes të madh në prag gë afatit kalimtar të verës. Interes për të kanë shfaqur klubet e ndryshme Spanjolle. Janë pikërisht mediat e ndryshme spanjolle të cilat theksojnë se një transferim është i mundur. Kërkesë e ardhur prej klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Janë pikërisht këto tre ekipe të cilat janë duke monitoruar nga afër sulmuesin. Slloveni ka ngjallur një interes të madh duke qenë se ka një seri ndeshjesh që ka shfaqur një formë të qëndrueshme dhe në rritje.
Më i interesuari për këtë transferim mendohet të jetë Real Madrid. Los Blancos e shohin si opsionin e duhur të tyre lojtarin e rri 20 vjeacr për të përforcuar më tej repartin e sulmit.
Duke qenë se në sulmin e tyre qëndron një prej emërave më të mëdhenj për momentin Mbappe. Sheh të mundur një përforcim të mëtejshëm të sulmit me këtë lëvizje. Është pikërisht potenca e tij në fushën e lojës, padyshim dhe mosha.

Prej merkatos së veres 2023 ai është bashkuar me Red Bull Salzburg. Kontrata e tij është e vlefshme deri në 2029. Kjo nuk e përjashton mundësinë e tij që të ketë një transferim. Kjo sepse ekipi gjerman është i hapur për një mundësi transferimi.
Cmimi i tij mendohet se do të variojë prej 100 milion euro deri në 80 milion. Kjo e shnderon atë në një prej transferime të shtrenjta që mund të zhvillojë ekipi. Gjithashtu, dhe ekipet e tjera do të jenë në gjendje që të paguajnë për ta pasur në ekip.