Murat Yakin, trajneri I Kombëtares Zviceriane ka bërë një kërkesë ndaj yllit të Baselit, Xherdan Shaqiri. Ekipi është duke bërë të gjitha grumbullimet e nevojshme përpara ndeshjes miqësore e cila pritet të zhvillohet në qershor. Zvicra do të ketë dy ndeshje ndaj Meksikës dhe SHBA-ve. Drejtuesi teknik I kombëtares ka bërë një ftesë të hapur ndaj ish lojtarit të kombëtares zviceriane.
Më herët ai e kishte pasur të pamundur një kontakt të drejtpërdrejtë me Xherdan Shaqirin, por së fundmi ka mundur që në deklaratën e tij të drejtojë dhe një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj tij. Ai është shprehur se dera është e hapur për të gjithë, një shtysë kjo ndaj Shaqirit që të ketë një ribashkim për ndeshjet kualifikuese të cilat pritet të zhvillohen në shtator. Kundërshtari i tyre në këtë sfidë pritet të jetë Kosova.

Tashmë, përgjigja e shaqirit është e prerë në lidhje me këtë kërkesë. Ai shihet tërësisht I fokusuar në angazhimin e tij në Baseli. Një super sezon I tij atje I mundëson që të jetë tërësisht I vendosur që të mos ketë një bashkim të mëtejshëm me ekipin kombëtar. Kështu, ai e ka kundërshtuar angazhimin e tij në kombëtare.
Këtë sezon ai ka mundur që të udhëheqë ekipin e tij drejt shkëlqimit në Superligë. Ka mundur të shënojë gjithashtu një seri prej 18 golash. Suksesi I tij do të jetë I rëndësishëm për një tjetër kupë në ekip. Ata do të shkojnë në ndeshjen e tyre finale përballë Bielin. Janë pikërisht këto arsye që kërkojnë fokusin e tij duke mënjanuar kështu angazhimin e tij në ndeshjet kombëtare.