Shaqiri: Kosova në Botëror një arritje e jashtëzakonshme

Shaqiri: Kosova në Botëror një arritje e jashtëzakonshme

Xherdan Shaqiri është shprehur mjaft I lumtur për përparimin që është duke bërë kombëtarja e Kosovës. Dardanët kanë mundur të sjellin një përparim të vazhdueshëm në skuadër duke shërbyer me një formë mjaft të mirë në daljet e tyre. Në një intervistë të fundit, sulmuesi ka përgëzuar për formën që kanë mundur të tregojnë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në këto vite Kosova ka mundur të sigurojë shërbimin e më shumë lojtarëve. Fanella dardane është veshur nga më shumë lojtarë cka tregon dhe për besimin që janë duke shfaqur për ecurinë e kombëtares. Shaqiri tregoi më tej dhe për momentin kur morri medaljen e nderit në Kosovë.

Shaqiri: Kosova në Botëror një arritje e jashtëzakonshme
Shaqiri: Kosova në Botëror një arritje e jashtëzakonshme

Po ashtu ai ka treguar më shumë dhe në lidhje që ka mundur të krijojë me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino. Lojtari shtoi se është mjaft e rëndësishme që Kosova të mund të ruajë të njejtin rritëm në vazhdim. Kjo vlen dhe për Shqipërinë të cilët sipas tij janë ende pjesë e garës duke qenë se play off ende nuk është zhvilluar.

Kosva si një kombëtare e cila garon për herë të parë në këtë nivel ka mundur të sigurojë një dalje mjaft të mirë. Shaqiri e ka mbështetur formën e tyre dhe ka treguar më tej se është mjaft entuziast për ecurinë e deritanishme. Kosova në Botëror sipas tij do të ishte pikërisht një histori e jashtëzakonshme duke qenë se është një ekip I rri. Lojtarët sipas tij kanë dhënë një kontribut mjaft të madh në ecurinë e ekipit.