Xherdan Shaqiri pas një eksperience të gjatë në shumë klube të ndryshme europiane është rikthyer në Basel. Klubi ku ai nisi rrugëtimin e tij dhe tashmë arrin që ta cojë përsëri në krye të kampionatit. Basel është rikthyer në titullin kampion në Zvicër, pas më shuëm se shtatë vite në pritje. Në këtë triumf padyshim që një rëndësi të vecantë e ka pasur dhe Shaqiri me formën e tij mjaft të mirë.
Ky është titulli I 21 për klubin zvicerian, ndikimi I sulmuesit është në golat që ai ka mundur të shënojë. Janë vetëm 20 dalje nga të cilat ka realizuar 18 gola. Ky rithim në një titull për ekipin është një shpresë më e plotë për ta që të besojnë në një fazë tjetër. Në një intervistë të dhënë për mediat, ky ka qenë dhe deklarimi I sulmuesit shqiptar në lidhje me këtë sukses.

Ai ka shtuar se vendimi I tij për t’u kthyer në klub ka qenë I ndikuar prej mundësisë për të pasur sukses. Një ekip I cili ka luftuar shpesh për tituj, dhe në momnetin e parë që ai është angazhuar me të. Mundësia për t’u rikthyer përsëri ishte një shtysë më tej për Shaqirin që ta drejtonte ekipin në një titull.
Ekipi, sipas tij ende nuk është I plotësuar me një titull, duke qenë se synojnë dhe një tjetër trofe. Një mundësi për të pasur dy të tillë në këtë sezon mes të cilave është dhe Kupa e Zvicrës. Shaqriri në këtë sukses është duke krijuar dhe një rekord personal. Bëhët fjalë në lidhje me vendosjen e një serie të re rekord golash të shënuar në një sezon. Do të duhen vetëm pesë të tillë për të thyer këtë rekord.