Shaqiri, suksese në Baseli synim dy tituj

Shaqiri, suksese në Baseli synim dy tituj

Ylli kosovar i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, padyshim që është një ndër lojtarët me karrierën më të mirë ndërkombëtare. Forma e tij ka qenë e shkëlqyer dhe ka mundur të japë maksimumin e tij në secilin prej angazhimeve. Së fundmi rikthimi i tij në Baseli duket se është një ndër vendimet më të mira që mund të ketë ndërmarrë Shaqiri. Xherdan Shaqiri është duke kaluar në një sezon fantastik atje, duke u shndërruar në një ndër lojtarët kycë në ekip.

Rikthimi te Baseli duket se e rikthen dhe ekipin në mundësinë për të rimarë një titull në këtë sezon. Me 33 ndeshje të luajtura ai ka mundur të identifikohet duke shënuar plot 16 herë dhe të asistojë në 18 gola.

Shaqiri, suksese në Baseli synim dy tituj
Shaqiri, suksese në Baseli synim dy tituj

Ekipi i tij është duke kryesuar në kampionatin vendas duke qenë gjashtë pikë më shumë se Servette, e cilq ndodhet në vendin e dytë.

Ecuria e mirë vazhdoi dhe në Kupën e Lausannes. Të dielën ata arritën të mpodhtin kundërshtarin e tyre në ndeshjen gjysmëfinale. Tashmë ata do të luajnë në finale me një ekip i cili luan në ligën e tretë. Biel Bienne është kundërshtari i tyre në finale. Shpresa e tyre është që ta marrin këtë titull në këtë sezon.

Shaqiri i pyteur në një intervistë u shpreh tepër pozitiv sa i përket ecurisë së tyre në këtë sezon. Gjithashtu, gadishmëria e tyre për të marrë dy tituj duke synjar kështu nën një lojë të mirë. 33 vjecari ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në këtë rikthim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.