Sharjah FC guxon me kërkesën për afrimin e Manaj

Sharjah FC guxon me kërkesën për afrimin e Manaj

Rey Manaj duket se ka ngjallur interesin për afrim në kampionatin arab. Klubi I Sharjah FC ka bërë kështu ofertën e parë zyrtare për të pasur sulmuesin shqiptar në ekipin e tyre. 1.5 milion euro janë pikërisht ato që kanë ofruar për të sjellë më pranë skuadrës bomberin. Sulmuesi I cili është aktualisht pjesë e kampionatit turk, ku luan atje me Sivasspor.

Është pikërisht kërkesë e skuadrës arabe që të sjellë një ekip I cili do të jetë më I plotë në sezonin e ardhshëm. Reparti ofensiv është konsideruar si një pikë që e ka të nevojshëm ndryshim ndaj dhe një ofertë për Manaj është konsideruar e duhura. Drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar formën e tij dhe karakterin në fushën e lojës.

Sharjah FC guxon me kërkesën për afrimin e Manaj
Sharjah FC guxon me kërkesën për afrimin e Manaj

Por, pengesa e parë është hasur nga klubi I sivassporit I cili nu e ka pranuar këtë ofertë. Kuptohet që klubi turk kërkon të përfitojë më shumë nga transferimi I tij dhe kërkon që të ketë në dispozicion një shumë prej 3 milion euro për transferimin e tij. Është pikërisht një ndër ofertat që klubi mund të mendojë negociatat për një lojtar që ka dhënë një kontribut mjaft të madh ën ekip.

Në media kohët e fundit është duke qarkulluar lajmi se është vendosur jashtë projektit për ekipin e këtij sezoni nga Sivasspor. Por janë pikërisht burime të klubit që bëjnë me dije se Manaj është pjesë thelbësore e saj. Kjo është aluduar pas një fjalimi që ka dhënë pikërisht drejtuesi teknik I klubit. Deri më tani nuk ka një dakortësim mes dy klubeve për një transferim të mundshëm të sulmuesit.