Shkëndija e cila në daljen e saj në Champions League shënoi një tjetër hap të sukseshëm. Ekipi I cili ndodhet tashmë në play off të Europa Ligë ka mundur të shënojë një hap tepër të rëndësishëm. Për ta është regjistruar një ndër rrugëtimet më të sukseshme dhe e kanë vazhduar më tej në një tjetër kompeticion europian. Ata arritën të sigurojnë kështu një fitore e cila erdhi në shtëpi përballë kampionëve Bullgarë. Ludogoretsi u thye në Shkup me një rezultat 2-1 të regjistruar.
Ekipi I tetovës arriti të ndryshojë rezultatin mes një përballje e cila nisi me një gol të shpejtë nga miqtë. Deroy Duarte arriti të shënojë në minutën e 17 duke vendosur kështu një epërsi për ekipin e tij. Por, ishin djemtë e Maqedonisë së Veriut të cilët nuk u ndalën aspak përballë kësaj ndeshje duke tentuar shpesh për të sjellë një rezultat në favorin e tyre.

U deshën vetëm pak minuta lojë nga goli I pësuar që të vinte dhe reagimi I vendasve. Liridon Latifi arriti të shënojë duke sjellë kështu një gol të realizuar nga distance e lirë. 25 metra largësi nuk shërbeu aspak si një pengesë për lojtarin I cili arriti të gjejë portën.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat të barabartë mes dy ekipeve. Ndërsa në vazdhimin e të dytës në minutën e 60, Besart Ibraimi arriti të shënojë duke sjellë dhe fitoren për ekipin e tij. Me këtë fitore Shëkndija siguron një pozitë mjaft të mirë në Europa Ligë duke pasur një mundësi kualifikimi.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.