Prishtina e arriti kualifikimin e saj në rrugetimin europian më ndeshjen e saj të fundit. Finalja e Kupës së Kosovës i mundësoi asaj që të kishte kështu një përfaqsim në Europa League. Nuk ka qenë një rrugëtim aspak i lehtë për ekipin kryeqytetas në këtë kualifikim. Duke qenë se kanë pasur shpesh shumë ulje ngritje që nuk mundën të realizonin një pozicionim më të mirë në Superligë.
Ditën e djeshme në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, ekipi kryeqytetas arriti të njihej kështu me mundësinë e tij për të njohur kundërshtarin në këto kualifikuese. Ekipi i cili kishte përballë katër skuadra në vazon e tij tashmë është njohur me skuadrën. Përballë tyre do të jetë Sheriff Tiraspol. Ekipi i cili ka një histori dhe në kampionatin Moldav është në krye.

Ndoshta jo me shumë fat në këtë short, ekipi do të duhet të udhëtojë për ndeshjen e tyre të parë. Ndërsa ndeshja e kthimit është rezervuar në Fadil Vokri. Sfidat pritet të zhvillohen në 10 dhe 17 korrik. Ekipi i kryeqytetit ka si qëllim një përfaqësim sa më dinjitoz në këtë dalje.
Kërkesa e tyre padyshim që do të jetë kualifikimi në fazën e parë. Dhe pse nuk pritet të jetë fort e thjeshtë për ta duke qenë se konkurenti i tyre është një ekip i cili ka histori në daljet e tyre në europian. Gjthësesi, ekipi është duke vazhduar me prurjet e reja në skuadër dhe konfirmime që thekaojnë se do të ketë një qnëdrim për të synuar një rezultat pozitiv.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.