Sheriff Tiraspol thyen kryeqytetasit, dështon Prishtina

Sheriff Tiraspol thyen kryeqytetasit, dështon Prishtina

Ndeshja e parë në europë për Prishtinën  nuk ëshë se ka shkuar në formën më të mirë. Ata kanë pësuar një humbje të thellë në raundin e tyre të parë kualifikues. Duke luajtur në kualifikueset e Champions League përballë Sheriff Tiraspol, ata kanë marrë një rezultat 4-0. Udhëtimi I tyre në Moldavi nuk shkoi aspak në favor të kryeqytetasve.

Ishte pikërisht një epërsi prej minutave të para të ndeshjes të siguruar nga Moldavët që e coi ekipin në një dominim të sfidës. Një asis I Amarildo Gjonit u përdor më së miri nga Cyrille Bayala, I cili arriti të realizojë në minutën e 11 për ekipin e tij. U deshën vetëm tetë minuta më pas që ai të kishte mundësinë të sillte një tjetër gol për Moldavët.

Sheriff Tiraspol thyen kryeqytetasit, dështon Prishtina
Sheriff Tiraspol thyen kryeqytetasit, dështon Prishtina

Prishtina dhe pse me dy gola të pësuar nuk u step aspak. Skuadra pati mundësi që të ulte hapësirën e rezultatit. Por, fati nuk ishte me ta duke qenë se nuk mund të thyenin dot portierin. Ishin pikërisht Valmir Veliu I cili tentoi dhe më pas Ardian Muja.

Nuk ishin vetëm këto aksione, duke qenë se gjatë pjesës së dytë Arsim Thaci arriti të kërkonte përsëri një gol. Pavarësisht se rezultati I saj nuk erdhi. Sheriff ishte vazhdimisht në dominimin e lojës kjo dhe falë dy golave të realizuar. Bayala nuk u ndal më tej duke kërkuar në vazhdim të sigurojë dhe një gol tjetër. Më pas në minutën e 74 vjen dhe goli I funit.

Katër gola e bëjnë Prishtinën të jetë larg ëndërrës së tyre për të siguruar kështu një vend në fazën kalimtare.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.