Manchester United është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë. E cilësuar dhe si një prej periudhave më të vështirë për ekipin e United. Mbritja e Ruben Amorim në ekip nuk solli rezultatin e duhur në ekip. Dhe prej kësaj është duke u diskutuar dhe mundësia e shkarkimit të tij. Portugezi I cili ka në drejtimin e klubit që prej 2024, dështoi në rikthimin e suksesit për klubin anglez.
Me statistika që janë tepër të pafavorshme dhe njëherësh shqetësuese e bëjnë që të mendohet seriozisht shkarkimi I tij nga ekipi. Deri më tani, është sjellë në foksu se ai ka vetëm tetë fitore në 31 dalje. I cilësuar dhe si rekordi më I dobët I Djajëve të Kuq. Që prej fillimit të ndeshjeve në Kupën EFL, ata morrën një humbje. Ishte pikërisht humbje e cila shkaktoi më pas dhe eleminimin e tyre.

Ajo që e bën më shqetësues këtë fakt është pikërisht se erdhi prej një ekipi I cili është në kategorinë e dytë. Tashmë, janë dhe mediat që po e hedhin mundësinë e një largimi të mundshëm të portugezit. Aludohet se tashmë drejtuesit kanë vendosur një limit prej tre ndeshjesh që ai të ketë mundësi të ndryshojë rezultatin. Në të kundërt do të detyrohen që të vijë dhe largimi I tij nga ekipi. Megjithëse një largim I tij do të kushtonte për ekipin, 13.8 milion euro do të ishte fatura për ta. Është pikërisht kjo situatë që e bën dhe më të vështirë për vendimarrjen e tyre në lidhje me të ardhmen.



