Raportimet bëjnë me dije se Juventus do të duhet të paguahë 30 milion euro për të mbuluar pagat e ish trajnerëve të tyre si Thiago Motta dhe Igor Tudor. Shkak për mbulimin e pagesave janë kontratat e tyre të cilat ishin të vlefshme deri në qershor të 2027. Tudor I cili morri drejtimin e skuadrës në mars, duke shërbyer si zvendësues I Mottës. Nënshkroi një kontratë 1 vjecare me klubin.
Ishte pikërisht suksesi I tij I cili e kualifikoj në Champions League, që shërbeu si një shtysë për drejtuesit. Mirëpo është pikërisht një pasqyrë financiare e publikuar më herët që bën me dije se Juventus detyrohet një shumë prej 16.3 milion euro ndaj Thiago Mottës. Shumë e cila buron prej kontratës së tij të mëhershme me klubin që është deri në 2027.

Kroati ende nuk e ka bërë të qartë se cila është shuma që ka shkaktuar në Juve. Duke qenë se mendohet se ai përfitonte një shumë deri në 5.5 milion euro në vit. Ndaj dhe një ndërprerje para afatit e vendos kështu në një detyrim prej 11 milion euro ekipin italian. Juventus do të duhet të paguajë në total ndaj dy trajnerëve të shkaktuar shumën prej 27.3 milion euro.
Megjithëse, ata shpresojnë se mund të kenë një marveshje mes palëve e cila do të sillte dhe ndërprerjen e kontratës. Por, kushti I vetëm është se do të duhet të zhvillohet pikërisht përpara se të ndodhë dhe afati I përfundimit të saj e cila është 2027.



