Skuadra e Tetovës, Shkëndija ka mundur të hedhë një hap të rëndësishëm në këto ndeshje kualifikuese të Champions League. Ata kanë mundur të kalojnë pengesën e parë duke shkuar kështu në raundin e radhës për ëndërrën e tyre në Champions. Ekipi tetovar arriti të mposhte TNS me një rezultat të përgjithshëm 2-1.
Ndeshja e tyre e parë përfundoi në paqe gjatë udhëtimit në Uells, ishte pikërisht ndeshja e dytë e cila do të ishte vendimtare për të dy ekipet. Një sfidë e cila u shoqërua me emocione që prej minutave të para të zhvillimit. Pikërisht ishte Latifi I cili arriti të godasë portën duke u ndalur nga portieri. Ekipi I Shkëndijës nuk ndaloi aspak që të sillte kështu një rezultat pozitiv. Një gol I cili erdhi në minutën e 18 e vendos skuadrën shumë më të bindur në këtë sfidë.

Kapiteni I ekipit arriti të gjejë Tamban duke dhënë një asistim, gol I cili kaloi në epërsi Shkëndijën. Ibrahimi vazhdoi më tej me tentimin e tij për të sjellë kështu një tjetër gol për skuadrën. Në minutën e 28 ai tentoi përsëri por një gjuajtje e cila nuk mund të finalizohej. TNS arriti barazimin e rezultatit përpara se sfida të mbyllte pjesën e parë.
Shkëndja në pjesën e dytë nuk u ndal duke kërkuar vazhdimisht një gol. Ishte pikërisht minuta e 82 që e vendosi ekipin me një mundësi për të shënuar. Një sfidë e cila shkoi në minuta shtesë I dha asaj që të kalonte në epërsi gjatë minutës së 116. Shkëndija do të ketë mundësi që të avancojë më tej në fazën e ardhshme të Champions.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.