Skuadra e Tetovës shënoi një hao mjaft të rëndësishëm në ecurinë e saj këtë sezon të Champions League. Skuadra arriti që për herën e dytë të kalojë deri në fazën e tretë të Champions. Pjesë e futbollit elitar europian ajo është duke zhvilluar ndeshjen e tretë në këtë kompeticion. Përballë skuadrës së Azerbajxhanit ata do të duhet të jenë ende pjesë e lojës. Përqëndrimi I tyre është në kalimin me sukses sfidës që do të jetë përballë Qarabag.
Megjithëse sfida pritet të zhvillohet ditën e sotme është përcaktuar dhe shorti nëse ekipi arrin t’ia dali me sukses përballë Qarabag. Në shortin e hedhur është përcaktuar se cili mund të jetë ekipi që del me sukses në këtë sfidë do të përballet me ekipin I cili do të triumfojë mes Ludogorets dhe Ferencvaros.

Nëse ekipi I Shkëndijës do të arrijë në këtë fazë të play off ndeshjen e parë do ta zhvillojë si e ftuar me datën 19 gusht. Ndërsa kthimi pritet të jetë në shtëpi ku ata do të ndeshen në 27 gusht. Shkëndja është pikërisht klubi I dytë shqiptar që arrin një sukses kaq të madh në rrugën europiane. Më herët ka qenë Skënderbeu I Korcës I cili arriti të luajë deri në play off të Champions League. Tetovarët në një formë të mirë mund të sjellin një tjetër besim në futbollin europian. Është pikërisht ekipi I Maqëdonisë së Veriut që mund të vendosë një tjetër standart në fushën e lojës. Shpresa e tyre për një sukses është ende aktive për të zhvilluar më tej.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.