Shkëndija, siguron përsëri shërbimin e Egzon Belica

Shkëndija, siguron përsëri shërbimin e Egzon Belica

Shkëndija e cila është duke bërë një formë mjaft të mirë në daljen e saj gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, ka zgjedhur të ketë një tjetër përmirësim të rëndësishëm në ekip. Skuadra e tetovës ka mundur të sigurojë shërbimin e një mbrojtësi me përvojë dhe ai është Egzon Belica. Mesa duket është pikërisht një rikthim I cili e bën që shkëndija të ketë përsëri në mesin e saj lojtarin që ka veshur një dekadë më herët këtë fanellë.

Belica I cili është angazhuar me ekipin që prej 2014/2015 tashmë ka mundur të nënshkruajë për një rikthim dhe të bëhët pjesë e rëndësishme në klubin e kuq. Një mbrojtës qëndror I cili është cilësuar si një hallkë kyce në ekip do të jetë I nevojshëm për sezonin e rri që e pret ekipin. Tashmë, sigurimi I tij do të shërbejë më tej për të sjellë më shumë siguri në këtë repart.

Shkëndija, siguron përsëri shërbimin e Egzon Belica
Shkëndija, siguron përsëri shërbimin e Egzon Belica

Belica I cili ka mundur të sigurojë një karrierë ndërkombëtare do të mund të shërbejë duke ndarë kështu të gjithë përvojën e tij. Pjesë po ashtu e ekipeve shqiptare si BEsa, Partizani dhe Prishtina ai do të shërbejë duke sjellë të gjithë njohjen e tij. Njëherësh dhe dalja e tij në arenën ndërkombëtare duke luajtur për klube në Rumani, Finlandë, Letoni.

Një rikthim tepër I rëndësishëm për ekipin dhe objektivat që ata synojnë në këtë sezon. Do të kenë mundësi që të përfitojnë nga ekspereinca e lojtarit për të vendosur më të dukshëm qëllimin e tyre në këtë sezon. Tashmë, ekipi është pjesë e Ligës së Konferencave duke e konsideruar pikë të duhur përmirësimin e mbrojtjes.