Shpërblimi në Chelsea, futbollistët përfshijnë Diogo Joten

Shpërblimi në Chelsea, futbollistët përfshijnë dhe Diogo Joten

Ekipi I Chelsea I cili në këtë sezon arriti të shkëlqejë në Kupën e Botës për Klube duke triumfuar shënoi dhe një hap mjaft të rëndësishëm. Skuadra blu si triumfatore në këtë edicion të rëndësishëm arriti të marrë dhe fitimin e saj. Shuma e së cilës ishte pikërisht 114 milion euro për të gjithë ecurinë e tyre në këtë kompeticion ndërkombëtar. Drejtuesit e klubit në këtë shumë të fituar një sasi prej 15.5 milion e kanë akorduar formë shpërblimi për lojtarët e tyre.

Kjo formë bonusi për lojtarët ka qenë një shtysë për ta që të sjellin kështu një lëvizje nga ana e tyre. Vendimi I lojtarëve ka qenë që të kontribuojnë në mënyrë të barabartë nga bonusi I tyre për të sjellë një ndihmë për familjen e Diogo Jotës. Jota lojtari I Liverpool I cili gjatë kësaj vere humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me vllain e tij.

Shpërblimi në Chelsea, futbollistët përfshijnë dhe Diogo Joten
Shpërblimi në Chelsea, futbollistët përfshijnë dhe Diogo Joten

Pikërisht gjesti I lojtarëve të Chelseas tregon dhe një herë për solidaritetin e tyre duke treguar që janë të gatshëm të kontribuojnë. Komuniteti I futbollit vërtet pësoi një humbje mjaft të madhe dhe kaloi një periudhë zie. Një kontribut sado modest që mund të jetë është pikërisht një prej shenjave e cila arrin të tregojë për përkujtimin dhe nderimin e Jotës dhe vllait të tij Andre Silva.

Një humbje mjaft e madhe e cila dhe nga anët e lojtarëve të Liverpool solli një seri lëvizjesh. Shumë prej lojtarëve dolën hapur se do të ishin ata ndihmues dhe do të shërbenin për të sjellë kontributin e tyre në familjen e Jotës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.