Federtata Ndërkombëtare e Futbollit ka bërë publike listën e ekipeve kombëtare në këtë fund vit dhe dukshëm ka një renditje e cila nuk ka ndryshime krahasuar me publikimin gjatë nëntorit. Kosova është ekipi I cili ka përfunduar këtë vit duke u venodsur në pozitën e 80 në listë. Është pikërisht renditja më e mirë që ka mundur të sigurojë ekipi kombëtar.
Një vit jashtëmase I sukseshëm e bën që Daradanët të kenë një tjetër shtysë të mëtejshme për ecurinë e tyre duke besuar se mund të arrijnë më shumë. Ekipi në eleminatoret e Kupës së Botës arriti të pozicionohej në vendin e dytë duke qenë pas Zvicrës. Po ashtu lanë mbrapa në këtë renditje ekipe si Sllovenia apo dhe Suedia. Në këtë listë ishte dhe Shqipëria e cila e mbylli vitin e saj me një renditje në vendin e 63.

Komëbtarja kuqezi bëri të mundur regjistrimin e një forme mjaft të mirë. Djemtë e Sylvinhos të vendosur në ekip ishin të gatshëm për të shkruar historinë dhe e bënë më së miri këtë dalje. Skuadra e vendosur për të shënuar një hap të rëndësishëm do të jetë përballë Polonisë në ndeshjen e tyre play off. Besimi se mund të kenë një kualifikim historic në botëror është gjithnjë e më I afërt. Skuadra duskhëm ka një formë mjaft të mirë dhe vazhdon të mbajnë një pozitë të favorshme në ranglistën që FIFA bën cdo vit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.