Shqipëria ka mundur të sigurojë një fitore tepër të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme. Kuqezinjtë në përballjen e tyre të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, arritën të mposhtin Letoninë. Edhe pse një rezultat minimal me një gol të realizuar nga pika e 11 metërisht ata arritën të marrin një tre pikësh. Pikë që janë tepër të vlefshëm për renditjen e tyre dhe mbajtjen e shpresës për një kualifikim të mundshëm në këtë kompeticion.
Me tre pikë të fituara ekipi Shqiptar ka mundur të rikthejë buzëqeshjen dhe besimin se një kualifikim i tyre është tërësisht i mundur në play off. Tashmë, renditja në Grupin K e vendos ekipin e shqiponjave të dytët në renditje. Vendi i parë është rezervuar prej Anglisë e cila shihet e palëkundur me formën dhe pikët e siguruara në këto kualifikuese.

Me pesë fitore të realizuara në pesë ndeshjet e tyre e bën këtë një proces që automatikisht janë vendosur në krye. Shqipëria është pozicionuar e dyta në tabelë me tetë pikë dhe dy fitore të realizuara në daljet e saj.
Ndeshjet e ardhshme të cilat pritet ta vebdosin shqipërinë në tetor përballë Serbisë dhe Anglisë. Janë këto që do të jenë vendimtare në kualifikimin e mundshëm të tyre. Domosdoshmërisht ata do të luftojnë për fitore në udhëtimin e tyre drejt Serbisë. Dhe pse pritet të mos jetë një sfidë e lehtë ata do të shkojnë të guxojnë më tej për të shkuar në Botëror për herë të parë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.