Shqipëria me emra të rinj, Bajrami largohet drejt Zvicrës

Shqipëria me emra të rinj, Bajrami largohet drejt Zvicrës

Ardian Bajrami ka bërë një lëvizje sa I përket përfaqësimit të tij kombëtar. Mbrojtësi I cili më heret kishte zgjedhur kombëtaren Shqiptare si  përfuaqësuesen e saj tashmë nuk do të jetë pjesë e tyre duke u bashkuar me Zvicrën. Pikërisht, një lëvizje e cila bëhët në vigjilje të ndeshjeve që kuqezinjtë janë duke u pregatitur. Gjatë kësaj jave ata do të jenë përballë Gjibraltarit dhe më pas Letonisë.

Fillimisht, do të jetë ndeshja miqësore e cila do të hapë këtë grumbullim dhe do të shërbejë si ngrohëse për ekipin kombëtar. Më pas në sfidën përballë Letonisë ata do të jenë në një ndeshje e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Edhe pse me një lëvizje të rëndësishme shihet se në këtë grumbullim ka një seri emrash të rrinj që drejtuesit kanë përzgjedhur.

Shqipëria me emra të rinj, Bajrami largohet drejt Zvicrës
Shqipëria me emra të rinj, Bajrami largohet drejt Zvicrës

Sylvinho ka qenë ai I cili ka thirrur në këtë grumbullim, Maldin Kacurrin. Mbrojtësi I cili do të bashkohet me kampion stërvitor nga Malaga si një ndërhyrje e duhur sa I përket repartit defensiv.  Më herët Kacurri ka marrë pjesë në grumbullimet e moshave që janë zhvilluar si U-17, U-19 dhe U-21. Enis Cokaj është një prurje e re në mesfushë I cili vjen prej kampionatit grek duke u angazhuar atje me Levadiakosit.

Cokaj do të jetë I vendosur si zvendësues I Ramadanit duke qenë se lojtari ka pësuar një dëmtim që e vendos jashtë fushe në këtë grumbullim. Cristian Shpendi është një tjetër emër I rri I cili është në këtë grumbullim. Mungesa e Mucit bën që të kemi për herë të parë një dalje të Shepndit me kombëtaren Shqiptare. Mesa duket janë disa emra të rrinj që do të shërbejnë për vendosjen e tyre në të ardhmen si pjesë e rëndësishme e formacionit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.