Shqipëria do të përballet me dy ndeshjet e saj të ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Pjesë e grupit K, ekipi do të sfidohet ndaj Andorrës dhe Anglisë. Sylvinho pritet që të bëjë publike listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar në këtë sfidë, të premten e 7 nëntorit. Më pas do të jetë dhe dalja e tij në konferencë ku do të bëjë të njohur listën në lidhje me këto dy sfida.
Grumbullimi zyrtar I tyre pritet të nisë ditën e hënë nga Barcelona. Fillimisht Shqipëria do të jetë në sfidën e saj përballë Andorrës e cila luhet në datën 13 nëntor. Më pas udhëtimi I tyre për t’u kthyer në shtëpi për të pritur Anglinë. Sfidë e cila pritet të luhet në 16 nëntor ndaj tre luanëve.

Deri më tani ekipi shqiptar ka bërë një performancë mjaft të mirë. Ata janë renditur me 11 pikë në grupin K. ku shpresa e tyre është një kualifikim I mundshëm në këtë kompeticion. Në grumbullimin e fundit, forma e tyre ishte mjaft e mirë. Skuadra e shqiponjave mundi të sigurojë një ndër fitoret më të rëndësishme të saj përballë Serbisë. Udhëtimi I tyre shkoi mjaft mirë duke diktuar kështu për një ekip I cili ka mjaft pretendime në këtë sezon.
Qëllimi I tyre vazhdon të jetë një vend në play off, duke qenë se Anglia u bë vendi I parë europian I cili arriti të sigurojë kualifikimin e saj. Ndaj në këto dy ndeshje tepër të rëndësishme ata do të duhet të sigurojnë një tre pikësh.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.