Shqiptarët që dhuruan një fitore për Basel

Shqiptarët që dhuruan një fitore për Basel

Baseli ka mundur të shënojë një fitore mjaft të rëndësishme në rrugëtimin e tyre në Europa League. Ekipi arriti të fitonte në një ndeshje në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Stuttgartit. Alban Ajeti arriti të menaxhojë më së miri një gabim të bërë prej mbrojtësit gjerman. Hapësira e krijuar në mbrojtjen gjermane u shfrytëua më së miri prej Baselit duke sjellë kështu një rezultat mjaft të mirë në shtëpi.

Baseli pati përsëri një mundësi mjaft të mirë për të shënuar duke pasur kështu shansin që të dyfishonte shifrat. Në minutën e 18 Jeremy Agbonifo arriti të shkojë me një goditje drejt portës dhe pse goditje e cila u ndal në shtyllën e djathtë. Sturrgart dhe pse në disfavor për shkak të golit të pësuar kërkoi shpesh që të shkojë në një barazim të shofrave. Ata tentuan në minutën e 36 për të sjellë një barazim me anë të Demirovic. Por, nga pika e 11 metërisht nuk mundi të realizojë më tej.

Shqiptarët që dhuruan një fitore për Basel
Shqiptarët që dhuruan një fitore për Basel

Basel arriti të mbyllë këtë ndeshje në shtëpi me një tjetër gol të realizuar në minutat e fundit të ndeshjes. Xherdan Shaqiri arriti të asistojë drejt Broschinski I cili bëri të mundur dhe realizimin e golit. Gol I cili e vulosi dhe fitoren e tyre në këtë ndeshje. Kjo ishte fitorja e parë për Basel në edicionin e Europa League. Kjo pasi në sfidën e parë atë morrën një humbje përballë Freiburg. Tashmë me tre pikë në këtë fazë të ligës do të kërkojnë një rezultat më të mirë në vazhdim.