Shtohen zërat e ndryshëm për largimin e Inzaghin

Shtohen zërat e ndryshëm për largimin e Inzaghin

Një bujë të madhe mediatike ka shkaktuar lëvizja e Simone Inzaghi drejt klubit saudit Al Hilal. Pikërisht oferta e klubit prej 50 milion euro në një kontratë tre vjecare është ajo e cila ka shkaktuar më shumë interes. Inzaghi në këtë sezon është duke drejtuar ekipin zikaltër drejt një suksesi të mundshëm europian.

Pavarësisht se në arenën kombëtare ata nuk mund të siguronin më tej një titull në këtë sezon. Edhe pse luftuan deri në fund të këtij sezoni fati nuk ishte me ta në këtë sezon. Me shpresën e këtij sezoni që mbetet Champions ata do të jenë në finale të këtij edicioni me PSG. Finale e cila mbahet në Mynih në 31 maj mund te jetë gjithashtu dhe fundi i epokës së Inzaghi.

Drejtuesi italian ka spikatur në drejtimin e zikaltërve tashmë në disa sezone. Kjo e shtyn më tej atë që të jetë në listën e disa prej emërave më të kërkuar. Ështe pikërisht oferta prej Arabisë Saudite e cila mund të sjellë një mundësi më të favorshme në ecurinë e ardhshme të tij.

Shtohen zërat e ndryshëm për largimin e Inzaghin
Shtohen zërat e ndryshëm për largimin e Inzaghin

Marotta, Presidenti i ekipit të Inter është shprehur tepër optimist për bashkëpunimin e tyre. Ai e cilësoi se është në vazhdim të qëndrimit të tij dhe marveshja që kanë me ekipin drejtuesi teknik. Theksi i tij qëndroi në marveshja e tyre dhe në klima e mirë e cila qëndron në ekip për të pasur një vazhdimësi në këtë marveshje. Gjithësesi ende nuk ka një koment në lidhje me këtë lëvizje lrej vetë Inzaghi. Ai ka deklaruar që fokus tashmë do të jetë Champions. Më tej do të duhet të bëjë zgjedhjet e tij.