Si paraqitet java në NBA? Lakers vazhdon suksesin

Lakers vjen me një fitore të gjashtë radhazi, një sukses për ta që mundën ta ripërsërisnin për të treguar dhe një herë rëndësinë e tyre dhe mundësinë për të qenë triumfues të këtij kompeticioni. Në këtë përballje ata ndodheshin përballë Clippers në derbin e Los Anxhelos ku arritën  ta mposhtin me një rezultat 108-102. Me këtë fitore ata sigurojnë vendin e dytë, një kampionat I kryesuar deri më tani nga  Thunder.

Përsëri Doncic me 29 pikë të shënuara ishte shënuesi më I mirë I ekipit, potenciali I tij në këtë ekip është gjithmonë dhe më I madh ku dhe sllovaku ka mundur të bëjë maksimumin për të treguar se është një afrim I duhur për Lakersat, pjesa tjetër e pikëve erdhën nga lojtarët e stolit plot 33 të tilla.

Në lindje kryesuesët deri më tani janë Cleveland të cilët arritën që të fitonin ndaj Portland me një rezultat final 133-129. Hunter ishte ai që mundi të rezlizonte më shumë pikë për ekipin 32 të tilla, ndërsa gjashtë pjestarë të ekipit mundën që të realizonin mbi 12 pikë.

Miami nuk mundi t’ia dalë në këtë sfidë përballë New Yourk , Boston triumfoi ndaj Denver në një përballje vërtet interesante ku rivaliteti I ekipeve e mundësoi që të krijohej një mjedis tepër “agresiv” në lojë duke dhuruar emocione për këtë sfidë. Oklahoma mban deri më tani kryesinë e perëndimit e cila vjen nga përballja e fundit me një fitore ndaj San Antonio në një ndeshje vërtet spektakolare. Pikët kryesore u shënuan prej Uilliams I cili arriti një total prej 41 të tilla

Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara në NBA:

Lakers – Clippers                    108-102

Boston – Denver                     110-103

Miami – Neë York                 112-116

Orlando – Toronto                  102-104

Cleveland – Portland              133-129

Utah Jazz – Neë Orleans       121-128

Indiana – Charlotte                 127-112

Phoenix – Minnesota              98-116

San Antonio – Oklahoma       132-146