Fabio Silva 23 vjecari është shndëruar në një ndër emrat i cili ka ngjallur tepër interes për klube të ndryshme. Sulmuesi i cili është duke shërbyer në Wolverhampton ka pasur një formë mjaft të mirë. Kjo është shndëruar më tej në një element të vlerësuar nga shumë klube. Klubi anglez në anën tjetër është i vendosur dhe ka lejuar shitjen e tij. Tashmë ata do të kërkojnë që të jetë oferta e duhur në tavolinë.
Mediat theksojnë se Bundesliga mund të shërbejë si shtëpia e tij e re. Borussia Dortmund ka shprehur interes për lojtarin dhe mund të veprojnë me shpejtësi për ta sjellë atë në ekip. Drejtuesit e saj janë treguar tepër optimistë duke e vlerësuar dhe shpresojnë që të arrijnë këtë marveshje.
Mesa duket ai do të shërbejë si një opsion mjaft i mirë në repartin ofensiv të tyre. Edhe pse konkurenca është tepër e fortë duke qenë se portugezi është vendosur në plan dhe nga shumë ekipe të tjera. Villarreal, Real Sociedad, RB Leipzig, Stuttgart, Eintracht Frankfurt dhe Roma janë disa prej tyre që e vlerësojnë formën e tij.

Ndërkohë dortmund është ekipi i cili ka sjellë një ofertë konkrete për të. I ndjekur dhe nga një projekt që e përfshin lojtarin pjesë të ekipit deri në 2030. Pikërisht një kontratë e tillë mund të shërbejë për të bërë për vete portugezin.
Silva është cilësuar nga Dortmund pikërisht si një mundësi për të qenë në vazhdim pjesë e tyre nën një projekt tepër afatgjatë. Një ofertë e cila mund të pritet nga klubi i cili kërkon 20 milion euro për shërbimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.