Sinjal pozitiv për Kombëtaren, rikuperohet Marash Kumbulla

Sinjal pozitiv për Kombëtaren, rikuperohet Marash Kumbulla

Marash Kumbulla duket se e ka lënë pas dëmtimin e pësuar, rreth një muaj më parë. Ai pritet që të jetë I gatshë, për ndeshjen që Shqipëria do të zhvillojë në këtë grumbullim. Ekipi do të jetë në dy sfida tepër të rëndësishme për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Kumbulla mendohet se mund të jetë në listën që ka përgatitur Silvinjo në këtë grumbullim, sfidën me Andorrën dhe Anglinë.

Mbrojtësi I cili luaj me Majorkën ka mundur të nisë stërvitjen në ditën e fundit. Ai fillimisht ka nisur stërvitjen individuale për t’u bashkuar me grupin herë pas here. Sfida e fundit me Betis nuk e gjeti atë në fushën e lojës. Por, mbrojtësi I cili është I huazuar nga Roma do të jetë pjesë e ndeshjes në sfidë përballë Getafes. Sfidë e cila pritet të luhet  në 9 nëntor.

Sinjal pozitiv për Kombëtaren, rikuperohet Marash Kumbulla
Sinjal pozitiv për Kombëtaren, rikuperohet Marash Kumbulla

Dëmtimi duket se e ka lënë për një kohë të gjatë jashtë fushe dhe me një mangësi në angazhimin e tij në fushë. Por, forma e tij më herët ka qenë mjaft premtuese duke sjellë kësjtu mundësi sa I përket bashkimit të mëtejshëm të tij në ekip. Rikuperimi I tij është një shenjë pozitive dhe sa I përket mbrojtjes së kombëtares shqiptare.

Lojtari me një eksperiencë mund të shërbejë si I duhuri në agazhim për dy sfida tepër të rëndësishme. Braziliani ende nuk e ka bërë të ditur listën e tij në këtë grumbullim. Edhe pse shihet se Kumbulla mund të jetë pjesë e saj me formën e treguar më herët.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.