Sinner me vetëm tre muaj pezullim, dënim minimal

Sinner me vetëm tre muaj pezullim, dënim minimal

Agjencia Botërorë e Anti Dopingut, pas një periudhe një vjecare ka përfunduar hetimin e saj, ku e dënon Jannik Sinner me tre muaj pezullim. Ky është një dënim minimal për një ndër sportistët më të klasifikuar të tenisit.

Në një tetst të bërë vitin e kaluar ai ka rezultuar pozitiv Indian Wells, në Kaliforni, njëherësh ai ka shmangur dhe një seancë dëgjimore të vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit. Masa e pezullimit ka hyrë në fuqi në datën 9 shkurt dhe do të përfundojë në 4 maj. Kjo do të thotë që Sinner I cili sapo fitoi dhe Australian Open në muajin e kaluar, do të ketë mundësi që të jetë pjesë e turneve në vazhdim duke mos humbur asnjë prej tyre. Ai do të ketë mundësi që të rikthehet në turne në Grand Slam dhe në Italian Open I cili fillon në shtatë maj. Kjo periudhë dënimi konvenon me periudhën parapërgatitore për marrjen pjesë në turne dhe mund të shërbejë si një fazë qetësimi përpara se ai të angazhohet përsëri në to.

Në kalvarin një vjecar të gjykimit ai kaloi në disa vendime autoritetesh ku I pari I dhënë nga Agjensia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenist nuk e gjeti atë fajtor ose ta cilësonte në shkelje. WADA ishte ajo që kërkoi pezullimin e tij nga 1 vit deri në 2, vendim I cili u apelua në CAS. Cilësimi I ekspertëve për një dënim disa mujor nuk ndikoi dhe në formën e tij duke qenë se ka mundësi që të përfshihet tashmë në evenete e ndryshme sportive dhe të mos ketë asnjë ndëshkim pengues për rastin e një sportisti aq të vlerësuar si Sinner.