Sfida më interesantë e javës së 34 në Superiore, padyshim ishte ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës. Të dy ekipet ndesheshin me njëra tjetërës pa fitoreve tepër të rëndësishme të siguruara. Skënderbeu I cili vinte pas dy fitoresh të përsëritura të parat në këtë sezon synonte të tretën. Në ndeshjen e tyre të fundit ata morrën një fitore me Lacin 1-2. Kjo fitore e lejoj që të merrte frymë lirisht pas një pengese të gjatë në zonën e rrezikut.
Një sezon aspak normal për të dy ekipet duke qenë se janë dy prej ekipeve me histori në futbollin shqiptar. Si Tirana dhe Skënderbeu janë duke u ndeshur me një periudhë tepër të vështirë për të qenë të disponueshëm në këtë sezon. Rreziku I rënies është ende I pranishëm cka e bën një sezon ende të papërfunduar për ta.
Përballja e tyre nisi me Skënderbeun I cili në shtëpi kishte mbështetjen e stadiumit. Jo shpesh herë në këtë sezon ka qenë një mbështetje aq e madhe. Korcarët u përpoqën që të mbanin lojën gjallë dhe të ishin prezent në fushën e lojës. Goli I shënuar në minutën e 36 nga Nasr e lejon ekipin që të ketë një pozicionim më të sigurt. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat në favor të vendasve.

Rikthimi vjen me ndryshime në ekipin e tiranës I cili kërkon një gol me ngulm. Në minutën e 53 Ndreca arrin të reazlizojë duke barazuar shifart e sfidës. Një lojë e cola u mbull me këtë gol, pavarësisht përpjekjeve nga dy kampet. Vetëm një pikë e vendos Skënderbeun në vendin e shtatë sipër tiranës.