Dinamo me një përballje me korcarët për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë nuk ka ndalur duke rrëmbyer një fitore në Korcë 4-0. Një fitore e vështirë për ta të cilët luftuan dëri në minutën e fundit për të arritur kulaifikimin e tyre në gjysmëfinale.
Duket si një ndeshje e braktisur nga korcarët edhe pse në ndeshjen e parë ata kishin fituar me një rezultat 2-0 dhe kishin shanse që të ishin gjithashtu pretendentë kryesorë për gjysmë finale, nuk zgjodhën që të ishin prezentë në fushën e lojës. Gjoka, kishte zgjedhur që të angazhonte të gjithë të rrinjtë në këtë sfidë duke bërë kështu një provë për ta por dhe e konsideruar si një falje e lojës ndaj Dinamos, e cila pavarësisht këtij lëshimi me shumë vështirësi arriti të kualifikohej.
Blutë me shumë vështirësi po arrinin të shënonin dhe të gjendeshin para protës, ndonëse ata kaluan në avantazh përmes një autogoli, nuk mundë që të shënonin dot gola të tjerë deri në shtesë. Kjo pasi korcarët ishin në fushë me dhjetë lojtarë dhe ishin prezentë në repartin e mbrjotjes me një seri gabimesh të një pasnjëshme. Përballja shkoi në shtesa e cila më pas solli dhe dy golat e shënuar nga Qardaku dhe Zabërgjes. Tashmë Dinamo kualifikohet në fazën tjetër të kompeticionit duke u ndeshur me kartën për të qenë pjesë e finales, duke lënë jashtë Skënderbeun I cili po kalon krizën më të madhe që prej momentit të ngjitjes në Superiore, një krizë që në rikuperimin e saj kërkon një seri fitoresh të cilat do e ndihmojnë të dalë nga zona e rrezikut në Superiore.