Skënderbeu thyen mallkimin, Egnatia ngec me Teutën

Korcarët në udhëtimin e tyre drejt Ballëshit sapo siguruan dy fitoret e tyre të para radhazi në këtë kampionat. tashmë besimi I tyre është shumë më ndryshe duke qenë se ka qenë një sezon tepër I vështire dhe të vendosur në zonën e tyre të mbijetesës kërkojnë që të kalojnë këtë pengesë.

Një fitore 3-0 erdhi për ta jashtë shtëpie, me një Bylsi I cili gjithashtu është në kërkim të një mundësie duke qenë tani me pikë të barabarta me zonën e rrezikut. Forma e korcarëve në këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar, me largime që erdhën në merkaton e janarit duket sikur ekipi do të kishte më shumë vështirësi. Pavarësisht një pengesë në Kupën e Shqipërisë me largimin nga Dinamo ata arritën të marrin kontrollin në javën e 27 të sezonit. Ende kohë për rikuperim ata vijnë në kërkim të një mundësie për të dalë nga rreziku dhe me dy fitore duket shumë më e prekshme kjo mundësi.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin 2-0 të korcarëve dy gola të shënuar në minutën e 25 de 38 I dhanë mundësinë që në dhomat e zhveshjes të shkonin më të sigurt me një synim më të qartë për të rëmbyer një mundësi ndryshe në këtë përballje. Goli I fundit u shënua në minutën e 81, cka I bën korcarët të shkojnë me një besi  ndryshe në përballjen e ardhëshme me Elbasanin.

Egnatia e vendit të parë ngeci në përballjen e saj të fundjavës me Teutën, një ndeshje e cila luhej për javën e 26 nuk shkoi si duhet. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24, një avantazh I cii u barazua pas katër minutash. Një sfidë e cila ngeli me aq dhe pas riktimit të pushimit në pjesën e dytë, duket se forma e Egnatias po thyhet pas humbjes në Korcë dhe barazimit të marrë në shtëpi.