Skënderbeu U-19 I ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes së tyre në UEFA Youth League. Ekipi korcar është eleminuar në raundin e dytë gjatë takimit të tyre me Aston Villën. Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në korcë, nuk ishte I mjaftueshëm. Skuadra bardhekuqe shpresonte se në udhëtimin e saj do të bënte një mrekulli. Por, nuk ishte shumë e thjeshtë për ta duke qenë se ishte ekipi anglez I cili pati një dominim të lojës që prej fillimit të saj.
Loja nuk ishte aspak e favorshme për djemtë e rrinj korcarë të cilët në pjesën e parë morrën katër gola. Ishin pikërisht katër gola të cilat e ulën më tej ekipin për të shuar shpresat e tyre në këtë ndeshje. Sfida u mbyll me një rezultat final prej gjashtë golash. Ndërsa anglezët shënuan dhe dy gola gjatë pjesës së dytë.

Ekipi anglez duket se sigurinë e tyre të shtëpisë mundi që ta finalizonte më së miri me një fitore të thellë. Fitore e cila do e bëjë ekipin të besojë më shumë në raundin e radhës. Takimi I tyre pritet të jetë me AZ Alkmar, cka mund të synojnë një tjetër hap të rëndësishëm. Ndërsa për korcarët ishte një eksperiencë mjaft e vlefshme kjo dalje duke ndërtuar një ekip me më shumë eksperiencë ndërkombëtare.
Edhe pse një humbje u vendosën përballë një ekipi I cili ka lënë gjurmë në futbollin europian. Humbja e tyre sjell një ekip që në sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë besim.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.