Sfida e vlefshme për javën e 30 e rikthen Skënderbeun në një sfidë përballë Shkodranëve, në transfertë ata mundën që të triumfojnë dhe të kalojnë në avabtazh duke marrë një fitore 2-1. Korcarët janë duke u përpjekur që të qëndrojnë në serinë e fitoreve me një mundësi që të dalin prej rrezikut, fati i tyre nuk është i sigurt ende duke qenë se në sfidat e ardhëshme do të duhet të bëjnë maksimumin dhe të kryqëzojnë gishtat për kundërshtarët e tyre.
Një sfidë e cila si synim i korcarëve ishte triumfi dhe ja dolën më së miri, në fillim të saj ata u dukën dominues dhe mundën që të shënonin një gol në minutën e 10 me Nasr. Goli i zhbllokimit për korcarët ishte një mundësi shprese dhe i rikthen ata përsëri në kampionat duke mundësuar një lojë tërësisht të dominuar. Shkodranët dhe pse në shtëpi nuk ishin prezentë në pjesën e parë duke e lejuar që korcarët të shkojnë në favor në pjesën e parë.
Pjesa e dytë solli një lojë tepër interesante, Vllaznia mundi që të shënojë vetëm katër minita pas nisjes së lojës cka e bën dhe më interesante dhe kërkonin vazhdimisht që të cojnë sfidën në favor. Skënderbeu u mund që të riorganizohej dhe të krijonte mundësi të ndryshme në fushën e lojës. Ishte përsëri Nasr në minutën e 85 i cili i coi në avantazh përsëri Korcarët duke lejuar që dhe të vulosë fitoren.
Këtë rikthim në fitore korcarët e shohin si një favor për të rihyre në fushën e lojës dhe të gjejnë shpresë për vazhimin e këtij sezoni. Një sezon aspak i mirë për ta, por që do të jetë e mundur për të pasur mundësinë e qëndrimit në Superiore.