Milan Skriniar duket se I ka dhënë lamtumirë PSG, pas dy sezone qëndrim në klubin francez. Mbrojtësi sllovak I cili mbriti në ekip pas një eksperience në Inter duket se nuk është më në planin e Luis Enrique. Më herët ka ardhur dhe një kritikë e Enrique për lojtarin ku e ka cilësuar jo të përshtatshëm për të qenë pjesë e skuadrës. Ai e ka cilësuar si një lojtar të ngadaltë dhe aspak efektiv në prapavijë.
Në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar ai është huazuar nga Fenerbhace. Duket se është një ekip që I është përshtatur dhe nën urdhërat e Mourinho është konsideruar si një potencial I duhur. Mediat turke bëjnë me dije se është arritur një marveshje sa I takon kalimit të tij dhe është bërë e mundur që të ketë qëndrimin e tij.

Mbrojtësi me 23 ndeshje të luajtura ka dhënë kontributin e duhur dhe tashmë është duke u cilësuar si e mëtejshme eksperienca e tij në turqi. Mourinho është I vendosur se do të jetë një mbështetje mjaft të mirë në mbrojtje dhe ka mundur të nënshkruajë një marveshje 10 milion euro për kalimin e tij.
Ndoshta Superliga turke mund të ndihmojë për një rilindje të lojtarit dhe të shohë mundësinë e një angazhimi më konkurues. Mospërshtatja e tij në Ligën e parë ishte një faktor I rëndësishëm psikologjik. Dhe tashmë që është duke u gjendur në një formë më të mirë në Turqi, mund të sjellë një formë më të mirë të lojës së tij. Lojtari tashmë pas aprovimit pritet të jetë pjesë e Fenerbhaces.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.