Skuadra italiane kërkon rikthimin e Ramos në europë

Skuadra italiane kërkon rikthimin e Ramos në europë

Sergio Ramos, tashmë 39 vjecar mbrojtësi legjendar I Real Madrid është duke projektuar rikthimin e tij në futbollin europian. Media të ndryshme kanë treguar se Ramos është duke u larguar nga Monterrey. Ka qenë një periudhë mjaft e mirë për të në këtë ekip dhe tashmë është duke synuar për herë të fundit futbollin europian. AC Milan është skuadra e cila është duke e propozuar emrin e tij për një rikthim në europë.

Ramos I cili edhe vetë e ka pranuar më herët se është I gatshëm për një rikthim në një eksperiencë të re në karrierën e tij. Përvoja e re në futboll e vendos dhe një herë lojtarin larg një mundësie sa I përket pensionimit të tij. Me këtë angazhim ai shton dhe një herë mundësinë për të qenë pjesë e Kupës së Botës me Spanjën. Në krahun tjetër është Milan I cili mund të jetë duke kërkuar për një lidership të këtij niveli në skuadrën e tyre.

Skuadra italiane kërkon rikthimin e Ramos në europë
Skuadra italiane kërkon rikthimin e Ramos në europë

Mbrojtësi dy vite më herët ka qenë duke iu ofruar Inter, periudhë e cila ishte paraprakisht se të firmoste qëndrimin e tij me Sevilen. Por, gjatë asaj periudhe zikaltërit duket se nuk kishin mjaftueshëm interes për të siguruar shërbimin e tij. Ndërsa tashmë, agjentë të tij të cilët kanë rënë në kontakt me Milan janë duke e rivendosur dhe një herë pjesë të europës.

Përforcimi në mbrojtje I skuadrës kuqezi ka ngjallur interes për një figurë e cila është mjaft e konsoliduar. Kjo do të shërbejë në ekip për më shumë siguri dhe aktivizim të një prej lojtarëve që ka një peshë mjaft të madhe në fushën e lojës.