Liverpool, më herët ishte përfolur në mediat sportive se kishte një kusht për qëndrimin e Salah pjesë e ekipit. Ai ka një kontratë që përfundon në fund të këtij sezoni dhe mund të shihej si një përfundim I ekopës së tij në klubin anglez. Forca e Salah është që të bënte maksimumin e tij në këtë sezon dhe këtë e ka arritur më së miri. I renditur në listën e lojtarëve të nominuar për Topin e Artë, ai u cilësua javën e shkuar si lojtari më I mirë I muajt në Premier Ligë.
32 vjecari I cili ka një kontartë deri në fund të sezonit ka marrë një seri ofertash, më e përfolura është ajo në Arabinë Saudite. Gjithësesi deri më tani asgjë nuk është e sigurt dhe nuk dihet se si do të jetë vazhdimi. Më herët ai ka refuzuar një ofertë prej 175 milion dollarësh nga Al Ittihad. Ofertë e cila ka ardhur në verën e 2023 duke zgjedhur që të qëndrojë te Liverpool.

Por, tashmë për të do të jetë e mundur një lëvizje për shkak të mbarimit të kontratës. Frika e tij ishte se do të gjendej si lojtar I lirë. Por, me një super formë ai mund të marrë përsëri një ftesë. Për rinovim nga ekipi anglez, përsëri me një sezon.
Preferenca e Salah mendohet të jetë Liverpool, që të qëndrojë dhe një sezon. Në këtë ekip duke qenë se ka pasur një eksperiencë të mirë. Ka mundur të shënojë 243 gola dhe të asistojë 110. Ka fituar një seri titujsh në këtë ekip dhe pritet të konfirmohet për një tjetër sezon.